Shiu që ra në një pjesë të Australisë të shkatërruar nga zjarri, ndihmoi për uljen e temperaturave dhe lehtësoi kontrollin e flakëve, megjitahtë autoritetet kanë paralajmëruar për rrezikun që zjarret mund të rifillojnë sërish.
Reshjet e shiut, të përziera me blozë e zjarreve, ranë në bregdetin lindor, nga Sidnei në Melburn, ndërsa shirat e rrëmbyeshëm janë raportuar në disa zona të Neë South Wales.
Autoritetet parashikojnë një rikthim në nivele të larta të zjarrit deri të enjten dhe paralajmërojnë se dy frontet e zjarrit maksimal, ai i Victoria-s dhe New Wales, mund të bashkohen dhe të krijojnë një zjarr edhe më të madh. Megjithë ndërhyrjen, ndotja e lagështirës ka mbetur mjaft e rrezikshme.
Sipas stacioneve meteorologjike, në Melburn ka më pak se 1 kilometër dukshmëri në shumë pjesë të qytetit dhe rrethinat e tij.



