“Ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane", Trump kundërpërgjigjet me një hetim për FBI-në

“Ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane", Trump kundërpërgjigjet me një hetim për FBI-në

Departamenti amerikan i Drejtësisë do të hetojë nëse agjentë të FBI-së e kanë spiunuar Donald Trump-in gjatë fushatës presidenciale, për “qëllime të dëmshme”. Në një postim në Tuiter, Trump tha se qëllimi është të mësohet nëse administrata paraardhëse e ka kërkuar një gjë të tillë.

Kjo lëvizje vjen pas raportimeve në disa media amerikane, sipas të cilave FBI-ja ka pasur si informator një person që ka dhënë kontribut në fushatën e Trump-it.

“Nëse dikush është infiltruar apo ka vëzhguar pjesëmarrësit në garën presidenciale për qëllime të papërshtatshme, ne duhet ta marrim vesh dhe të marrim masat e duhura”, tha prokurori i përgjithshëm Rod Rosenstein.

Në lidhje me fushatën e Trumpit ka nisur një hetim për të zbuluar nëse Rusia është përpjekur të influencojë rezultatin.

Lëvizja e fundit e presidentit Trump vjen pas një seri postimesh në “Tuiter” të dielën, me anë të të cilave denoncoi atë që e quan “gjueti shtrigash” dhe që sipas tij nuk ka gjetur asnjë pikë të përbashkët mes fushatës së tij dhe Rusisë.

Fjala është për hetimin e drejtuar nga Robert Mueller mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016. Trump e ka kritikuar ashpër këtë hetim.

Të premten, ai e hodhi për herë të parë akuzën se FBI-ja ka çuar një spiun në skuadrën e tij të fushatës.

Pas kësaj, një shkrim në “New York Times” linte të kuptohej se ka pasur vërtet një informues të FBI-së, i cili është dërguar në skuadrën e Trump-it për të mbledhur informacion, por kjo ka ndodhur vetëm pasi agjencia e inteligjencës kishte marrë raportimet e para për “kontakte të dyshimta që lidhen me Rusinë”.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy