Sherri mes deputetëve të Berishës dhe Alibeajt/ Gështenja: Debatet të mbeten brenda opozitës, në Parlament jepet mesazh i keq (VIDEO)

Sherri mes deputetëve të Berishës dhe Alibeajt/ Gështenja: Debatet të mbeten brenda opozitës, në Parlament jepet mesazh i keq (VIDEO)

Deputeti demokrat Lefter Gështenja komentoi në MCN Live sherrin e ndodhur dje në Kuvend, ku pati përplasje verbale dhe ofendime mes deputetëve të grupimit Berisha dhe atij të Alibeajt.

Gështenja tha se debatet duhet të bëhen brenda PD-së, dhe kur ato zbresin në Parlament japin një mesazh të keq dhe i japin një gur të fortë mazhorancës.

Nuk është mesazhi i duhur. Mesazhi që PD duhet të japë është që ne duhet të jemi të bashkuar. E gjithë opozita, e gjithë e djathta, duhet të jetë në këto zgjedhje me një kandidat, si e vetmja rrugë për të fituar ndaj Ramës. Nëse dilet me më shumë se një kandidat çon unë në mullirin e Ramës dhe fitoren e Ramës. Sot PD, e gjithë opozita, kanë mundësinë e gjithëpërfshirjes. Lidhur me incidentin e djeshëm, me sherrin brenda të djathtës. Unë kam kërkuar që ky debat mund të jetë në takime që zhvillon opozita, kur zbret në Parlament jep mesazh të keq, i jep një gur të fortë mazhorancës. Unë s’isha prezent, por s’më erdhi mirë për gjithë këtë që ndodhi. Nuk hyj në këtë se kush e pati fajin. Sot që flasim ka faktorë brenda PD që s’duan bashkimin. Asnjëherë s’është vonë, ka mundësi nëse ka vullnet dhe dëshirë për të qenë bashkë me një kandidat në zgjedhjet vendore. Proceset e njëanshme kanë krijuar çarje dhe divergjenca në PD. Sot që flasim akoma s’është treguar një vullnet nga të gjitha palët, edhe pjesa zyrtare ka hedhur propozime për t’u bashkuar, s’kemi pasur propozime nga ana tjetër. Unë nuk shprehem për të mos krijuar deficite. Përpos divergjencave, ne jemi të djathtë, demokratë, dhe një ditë do jemi bashkë”.

Lidhur me zgjedhjet e 14 majit dhe mundësinë që PD-ja të jetë e bashkuar Gështenja tha:

Ne kemi qenë konkretë, pa i rrëzuar primaret, me një komision politik ku të kishte gjithpërfshirje në vendimmarrje, 50 për qind të bashkive t’i linin variantit të primareve dhe në 50 për qind të tjera ku kishte kandidatura alternative të bëheshin sondazhe, si një formë për t’u hapur rrugë edhe figurave të reja. Të vendosej pa bllokuar njëri-tjetrin, duke marrë parasysh edhe zgjedhjet e 6 marsit, që jemi me një kandidat. Shpresoj të gjenden forma që të dilet me një kandidat. Nuk mund të bëhet gabimi i 2019-ës ku PD u largua nga procesi zgjedhor, i fali bashkitë. Nuk duhet të përsëritet i njëjti gabim, që PD të jetë jashtë procesit. Nuk duhet të harrojmë që sot edhe demokratët poshtë janë të ndarë. Nga pala tjetër s’ka pasur propozim konkret si dilet nga ky ngërç. Kjo situatë brenda opozitës nuk i intereson askujt, përveç Edi Ramës. Është koha që zbusim gjuhën ndaj njëri-tjetrit. Etiketimet, akuzat, e thellojnë ndarjen”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy