Pesë raste të malaries janë konfirmuar në Florida dhe Teksas për herë të parë në njëzet vjet, njoftuan autoritetet shëndetësore të Shteteve të Bashkuara. "Të gjithë pacientët janë në trajtim dhe gjendja e tyre po përmirësohet ", thotë CDC duke theksuar se katër rastet që u shfaqën në Florida (juglindje) nuk duken të lidhura me rastin e pestë të diagnostikuar në Teksas (në jug). Autoritetet shëndetësore po kërkojnë të verifikojnë nëse janë deklaruar raste shtesë dhe janë marrë masa profilaktike, veçanërisht për mushkonjat, bartësit e malaries. Në Florida, është bërë një thirrje në qarqet Sarasota dhe Manatee për të kulluar ujin e ndenjur që është një terren mbarështues për mushkonjat dhe për të mbrojtur veten nga pickimet duke veshur pantallona të gjata dhe mëngë të gjata.



