“Apple” ka investuar 200 milionë dollarë për krijimin e një fabrike që do të prodhojë xhamin që nevojitet për aparatet “iPhone”. Kjo do të krijojë rreth 1 mijë vende të reja pune, kryesisht në Kentaki.
“Corning Incorporated” është furnitori i xhamit për “iPhone”-t që prej vitit 2007. Partneriteti i ri do të ketë një kontratë 10-vjeçare.
Drejtuesi i “Apple”, Tim Cook, bëri të ditur me anë të një deklarate se kompania do të vijojë të investojë me qëllim shtimin e cilësisë por edhe të vendeve të punës.
Në vitin 2013, “Apple” ndërtoi në SHBA fabrikën e “Mac Pro”. Në fillimet e saj, “Apple” bashkëpunonte me Kinën, ku prodhoheshin shumë prej pjesëve të laptopëve dhe smartfonëve të saj, por pas bashkëpunimit me “Foxcom”, tendenca për të prodhuar në vend po rritet.



