Ish-zv.ministri i videos me Dritan Priftin, kandidat për deputet në Vlorë

Ish-zv.ministri i videos me Dritan Priftin, kandidat për deputet në Vlorë

Ish.­zv/ministri i Ekonomisë, Leonard Beqiraj, është kandidat për deputet i partisë së Skënder Gjinushit, PSD. Ai është vendosur i pari në Qarkun e Vlorës. Beqiraj ka qenë në qendër të videos së famshme me Dritan Priftin në mars të vitit 2010. Videoja u zbulua në shkurt të vitit 2011 nga eksperti amerikan që mori në dorëzim kompjuterin e ish-­ministrit të Ekonomisë.

Teksa po shikonte për origjinën e videos Meta-­Prifti, specialisti amerikan arriti të rikuperonte regjistrimin Prifti-­Beqiraj. Kjo video ishte fshirë prej memories së dukshme të laptopit nga Dritan Prifti, para dërgimit të pajisjes në Prokurori. Leonard Beqiraj fliste ne video për 100 mijë euro, nga të cilat 30 mijë euro ia kishte dhënë dikujt dhe se i kishin mbetur edhe 70 mijë. Në bisedën mes ministrit dhe zv.ministrit të asaj kohe (mars 2010) flitej për disa emra nga të cilat Prokuroria dyshonte se përfituan para dy ish-­zyrtarët, por kjo nuk u provua kurrë. / PANORAMA /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy