Administrata e presidentit të SHBA Joe Biden nuk mori asnjë njoftim në lidhje me sulmin me dron në Kremlin, për të cilin Rusia thotë se u krye nga Ukraina dhe kërkoi të vriste presidentin Vladimir Putin, raportoi "Politico" të mërkurën, duke cituar katër zyrtarë amerikanë të paidentifikuar.
Sipas dy zyrtarëve amerikanë të intervistuar nga gazeta, administrata ende nuk është e sigurt se kush e orkestroi sulmin.
Të mërkurën, Kremlini tha se Ukraina u përpoq të godiste rezidencën e Putinit gjatë natës me dy drone. Duke e konsideruar sulmin si një "akt terrorist" dhe "një përpjekje kundër presidentit rus", në deklaratë thuhet se sulmi nuk kishte shkaktuar viktima apo dëme dhe të dy dronët u rrëzuan.
Kremlini tha gjithashtu se Rusia rezervon të drejtën për t'u hakmarrë "kudo dhe kurdo që e sheh të nevojshme".
Presidenti ukrainas Vladimir Zelensky ka mohuar përgjegjësinë për sulmin, duke pretenduar se Kievi është i fokusuar në luftën për territoret që pretendon si të tijat.



