Rruga e Benet Becit, tmerri i banorëve. "Rrëshen - Burrel, 22 mln $ shkuan dëm, duhet financim i ri" (VIDEO)

Rruga e Benet Becit, tmerri i banorëve. "Rrëshen - Burrel, 22 mln $ shkuan dëm, duhet financim i ri" (VIDEO)

Emisioni “Fol” i gazetarit Erjon Skëndaj u ndal sot në fshatin Perlat që ndodhet buzë rrugës Rrëshen-Burrel. Kjo rrugë është tepër e shkatërruar duke u kthyer në një rrezik për aksidentet. 

Në këtë rrugë kalojnë të gjitha mjetet e kromit që marrin mineralet dhe i çojnë në Durrës.

Problemi më i madh është braktisja dhe harresa, me 34 vite pa investime. 

Një 71-vjeçar shprehet:

Ka qenë dikur e pakalueshme me traktorë me zinxhirë, jo më me makina. Para 1-2 muajsh thuhet se është dhënë një tender për mirëmbajtjen e rrugës dhe ia kanë hequr bashkisë të drejtën e meremetimit të rrugës. Tani ka heqë dorë bashkia për arsye të tenderit që shteti ia ka dhënë dikujt nga Burreli. S’e njohim kompaninë e mirëmbajtjes. Këtu duhet të kishte ardhur një përfaqësues i bashkisë. Është shtruar në 2013-ën me asfalt për Burrel. S’është punuar me cilësi. Por trajlerat me krom e qitën rrugën jashtë përdorimit. Për këtë rrugë kemi dalë disa herë në grevë. Pas 5-6 vitesh filloi degradimi. Nuk ka kanë dëgjuar, kanë prurë edhe polici nga Lezha!”

Banorët thonë ndër të tjera që nuk funksionon uji i pijshëm dhe uji për vaditje, dhe përdorin puset dhe burimet. Po ashtu ata thonë se ka shkëputje të herëpashershme të energjisë elektrike, dhe janë ende shtyllat e kohës së diktaturës. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy