Në kërkim nga drejtësia italiane, kapet në Tiranë i dënuari me 4 vite burg/ Emri

Në kërkim nga drejtësia italiane, kapet në Tiranë i dënuari me 4 vite burg/ Emri

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Messina”, vuri në pranga një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar të akuzuar për “Kërcënime dhe lëndime që shkaktojnë vdekjen”.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, uniformat blu bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të Elion Pojanit, 36 vjeç, banues në Tiranë.

36-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Italisë e ka dënuar me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kërcënime dhe lëndime që shkaktojnë vdekjen”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy