Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar nga Amerika kryeministrin Edi Rama se po pengon reformën në drejtësi. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kreu i selisë blu teksa u pyet se cila është zgjidhja sipas tij për të dalë nga ngërçi i krijuar në drejtësi.
Basha u pyet për aktualitetin në Shqipëri, dhe një nga pyetjet ishte për ligjin për Teatrin Kombëtar. Ai akuzoi kreun e qeverisë se me një ligj special do t'i falë kompanisë "Fusha" një sipërfaqe të konsiderueshme toke në qendër të qytetit për të ndërtuar 6 kulla.
Por gjatë intervistës, kreu i selisë blu pati edhe momente të sikletshme, që mesa duket, u zu në befasi nga gazetari. Ai nuk pranoi të jepte shumë shpjegime për kontratat e lobimit në SHBA me kompaninë "Muzin". Edhe pas këmbënguljes së gazetarit, kreu i PD-së devijoi nga pyetja.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte në Uashington, ku të enjten mori pjesë në një konferencë të organizuar nga Instituti "Hudson", lidhur me marrëdhëniet transatlantike.



