BE punëson prokuroren rumune që vuri me shpatulla pas murit politikanët e korruptuar

BE punëson prokuroren rumune që vuri me shpatulla pas murit politikanët e korruptuar

Ish-kryeprokurorja e Zyrës Antikorrupsion në Rumani, Laura Kovesi, është përzgjedhur për një post të rëndësishëm nga Parlamenti Europian. Laura Kovesi u përzgjodh nga një komision i Parlamentit Europian për të kryesuar një zyrë të re prokurorie që do të hetojë rastet e mashtrimit.

Departamenti i Drejtësisë dhe Lirive Civile, miratoi dje me shumicë votash emrin e Kovesit, pavarësisht se në vendin e saj ajo nuk përkrahet nga qeveria.

Gjatë kohës së shkurtër të qëndrimit të saj në krye të Zyrës Kombëtare kundër Korrupsionit në Rumani, Kovesi ka hetuar me sukses qindra zyrtarë duke përfshirë ministrat, kryetarët e komunave dhe drejtorët e kompanive shtetërore. Por puna e saj bëri që të tërhiqte mbi vete zemërimin e qeverisë rumune.

Në atë kohë, ministri i Jashtëm, Tudorel Toader, u shkroi ministrave të Drejtësisë të BE duke e akuzuar atë për nënshkrimin e "akteve antidemokratike" me agjencinë e inteligjencës të Rumanisë në hetimet e korrupsionit.

Toader e shkarkoi kryeprokuroren e antikorrupsionit vitin e kaluar, duke e akuzuar për keqmenaxhim dhe tejkalim të autoritetit që i jep ligji.

Ndërkohë, posti i ri, Kovesit do t’i jepet zyrtarisht pas negociatave midis Parlamentit Europian dhe Këshillit Evropian.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy