Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do e bojkotojë Kuvendin e Kosovës deri me 6 Prill 2017, datë kjo ku Haradinaj do të del para gjykatës së Colmarit.
Sipas këtij subjekti, vendimi ka ardhur nga paknaqësia me angazhimin e institucioneve të Kosovës, Presidentit, Qeverisë por edhe Kuvendit në përpshpejtimin e lirimit të Ramush Haradinajt.
“Grupi Parlamentar i AAK-së, i bindur se nuk po ndërhyn në sistemin e drejtësinë, shtyrjen e vendimit për lirimin e Haradinajt, e konsideron padrejtësi në vete. Deputetetët e AAK-së, janë të zhgënjyer me neglizhencën që institucionet e Kosovës e kanë pasur në Rastin Haradinaj, por edhe në raport me fletarrestet e kundërligjshme të Serbisë ndaj shtetasve të Kosovës”, thuhet në komunikatën e AAK-së.Ndryshe në komunikatë poashtu thuhet se deputetët e AAK-së kanë vendosur për këtë masë, me bindjen se kjo do të kuptohet drejt dhe do të nxisë angazhimin e duhur të shtetit të Kosovës në mbrojtjen e ish-kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj. / Zëri.info /



