KiE: Paketa Antishpifje, goditje e rëndë për lirinë e shprehjes (VIDEO)

KiE: Paketa Antishpifje, goditje e rëndë për lirinë e shprehjes (VIDEO)

Komisionerja e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, ka shprehur shqetësimin lidhur me Paketën Antishpifje, ku i cilësoi projektligjet e qeverisë një shkelje të standardeve europiane të të drejtave të njeriut.

Ndërkaq, komisionerja Mijatoviç teksa mbajti qëndrim të kundërt për këtë paketë, kërkoi rishikimin e projektligjeve nga e para, ndërsa i konsideroi ato si “një goditje e rëndë për lirinë e shprehjes”.

"Disa dispozita në të vërtetë nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. Unë jam veçanërisht e shqetësuar sepse kompetencat diskrecionale që u janë dhënë organeve rregullatore, mundësia e vendosjes së gjobave të tepërta dhe bllokimi i faqeve të internetit të mediave pa një vendim gjyqësor, si dhe futja e rregullimit shtetëror të mediave në internet, mund të sjellin një goditje të fortë për lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave në vend", është shprehur Mijatoviç.

Më parë, Mijatoviç ka qenë edhe Përfaqësuese e OSBE-së për Lirinë e Medias.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy