Besmir Semanaj Ekspert i IT duke folur në MCN Live mbi vrasjen në burgun e Peqinit, tha se mosfunksionimi i disa kamerave dhe skanerit në të njëjtën kohë ngre pikëpyetje shumë të mëdha mbi ngjarjen. Sipas Semanajt Prokuroria ka një nga hetimet më të thjeshta pasi bëhet fjalë për sisteme shumë të thjeshta hardware. Ai tha se nuk mund të flasë aktualisht për përgjegjësitë e kompanisë, pasi nuk dihen kushtet e kontratës me burgun.
Informacioni që ne kemi deri tani është i cunguar. Bazuar nga deklaratat në Parlament por edhe në media thuhet se një pjesë e kamerave nuk kanë funksionuar dhe skaneri s’ka funksionuar. I vetmi problem që mund të jetë me sistemin e kamerave mund të jetë vetëm problem fizik, nuk kemi të bëjmë me sisteme të sofistikuara që duan ekspertizë shumë të larta. Në të gjitha kompanitë sistemi i kamerave është i monitoruar. Nëse një kamera nuk funksionon në kohë reale njoftohen personat përgjegjës, qoftë IT mirëmbajtjës, ose kompania përkatëse. Por që ta kuptojnë të gjithë shumë qartë, është sistemi më i thjeshtë. Nëse një kamera është për disa orë down këtu kemi të bëjmë me një problem. Nëse kamera ka një problem, njoftohet dhe kjo kamera zëvendësohet, nuk merr shumë kohë. Nëse kemi dëmtim të kabujve edhe kabujt zëvendësohet.
Është e papranueshme që një kamera të mos funksionojë më shumë se disa orë. Aty është një tender që është realizuar. Më shumë se te kompania problemi qëndron te ata që do të kontrollonin kompaninë. Nuk e di nëse burgjet janë të varur nga AKSHI. Mund të jetë AKSHI, drejtoria e IT-së së burgjeve. Sistemi i kamerave është më i thjeshti për t’u mbajtur funksional. Edhe nëse një kamera bie, ajo fushëpamje duhet të jetë e mbuluar nga një kamer tjetër. Po flasim për një institucion të sigurisë së lartë, që duhet të kishte jo thjesht kamera, por kamera inteligjente.
Nëse skaneri nuk punon duhet të bllokohen vizitat, dhe futja e materialeve brenda burgut. Nëse nuk funksionon skaneri aty mund të futet çdo lloj gjëje. Edhe skaneri në vetvete është një pajisje shumë e thjeshtë. Nuk janë pajisje shumë të shtrenjta. Një burg i sigurisë së lartë duhet të ketë më shumë se një skaner. Për sa kohë është institucion i sigurisë së lartë, investimi është te siguria. Janë me fat ata persona që ishin aty, që mbaroi me kaq, sepse mund të kishim edhe efektiv dhe gardian të vrarë. Është i thjeshtë hetimi, për sa kohë që një kamera nuk funksionon, lë gjurmë në sistem.Në momentin që kemi një kamera që nuk funksionon kush është personi përgjegjës. Mund të kemi blackout që e shkaktojnë vet të burgosurit, që të shkëpusin kamerat, të kemi një sulm kibernertik nga jashtë, dhe për të gjitha këto ka një plan B. Kush ishte plani B?! Nuk është ngritur gatishmëria e burgut. Hetimi duhet të nis nga institucioni dhe kuptohet që do përfundojë në kompani. Nuk di kontratën, sepse kontrata mund të jetë vetëm implementim dhe mirëmbajtja mund të jetë nga institucioni. Nëse një kamer nuk funksionon ngre një flamur të kuq. E para është pse nuk funksionon, sepse mund të jetë edhe e qëllimshme. Nëse ishte teknik pse s’u rregullua në kohë, apo kemi një ndërhyrje njerëzore. Ne kemi pasur raste kur kanë radarët, për të cilat s’u dha informacion i detajuar, persona të caktuar mund të marrin zemër për të kryer veprime dashakeqe me vetëdije të plotë.
Prokuroria duhet të hetojë të gjitha pistat. Nuk mundet që një kamer të rrijë e fikur mbi 24 orë. Sepse po flasim me sisteme shumë të thjeshta, ku nuk merren inxhinierët, por në nivel teknik. Kontrata është e rëndësishme. Nuk dimë përgjegjësitë e institucionit dhe kompanisë. Nëse veprimi është bërë me qëllim lë gjurmë. Nëse personi dashakeq fik kamerat nga sistemi, këto loge ruhen në sistem. Besoj që ka edhe back up, edhe nëse këto loge janë fshirë nga serveri. Por duke qenë se kemi të bëjmë me sistem hardware mund të kemi edhe dëmtim fizik të kamerave, dhe në këto raste duhet një hetim më i thelluar. Por sërish kemi hetimin e ndjekjes së procedurës.
Duke qenë një institucion i rëndësisë së veçantë jam i sigurt që kompania s’ka akses në kamera. Pyetja që ngrihet është, ky institucion ka njoftuar kompaninë për kamerat që s’funksiononin, apo njoftimi është bërë 2-3 apo 7 ditë më pas, sepse kështu u interesonte. Hetimi është shumë i thjeshtë. Mosfunksionimi i disa kamerave ngre disa pikëpyetje shumë të mëdha, i shoqëruar edhe me mosfunksionimin e skanerit. Unë mendoj se Prokuroria mund të ketë një nga hetimet më të thjeshta që ka pasur ndonjëherë, nëse ka drejtësi”.



