Publikohen kushtet e reja për çmimet Oscars

Publikohen kushtet e reja për çmimet Oscars

Oscars publikojnë kërkesat e reja të përfshirjes për të drejtën e filmit më të mirë.

Pesë vite pasi hashtagu “#OscarsSoWhite” shkaktoi debat, grupi pas çmimeve më të famshme kinematografike ka vendosur disa kushte të reja për pranimin e filmave brenda garës së përvitshme.

Sipas Variety Akademia e Arteve dhe Shkencave, në SHBA, deklaroi të martën se filmat do të duhet të plotësojnë disa kritere sa i përket përfaqësimit në mënyrë që të lejohen të konkurrojnë, duke filluar nga viti 2024. Nisma, e quajtur “Aperture 2025” – “Hapja 2025”, kërkon që filmat të kenë të paktën 30% të kastit të aktorëve nga kategoritë e nënpërfaqësuara.

Kritere të ngjashme duhen plotësuar edhe sa i përket punonjësve që punojnë për realizimin e filmit dhe gjithë skuadrës që merret me promovimin e prodhimit kinematografik. Ndryshimet janë përshtatur nga rregullorja e re e Institutit Britanik të Filmit.

Vetë Akademia ka bërë disa ndryshime në radhët e saj, duke shtuar në qershor të këtij viti 819 anëtarë të rinj, 45% e të cilëve ishin femra dhe 36% persona me ngjyrë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy