
Sajmira Selmani, sipërmarrëse në Turizmin Mjekësor, shpjegoi në studion e MCN arsyet e rritjes së numrit të të huajve që vijnë për shërbime mjekësore në Tiranë. Selmani tha se nuk është vetëm kostoja më e ulët ajo që i tërheq pacientët e huaj.

Ne kemi marrë mjekët më të mirë italianë për kirurgji në Shqipëri. Kemi marrë ekipe turke dhe europianët nuk kanë nevojë të shkojnë në Turqi. Hov kanë marrë IVF (fertilizimi invitro), ku ka një numër të lartë pacientësh spanjollë.



