Greqia i kërkon Bashkimit Evropian të zhvillojë një takim urgjent të ministrave të Jashtëm lidhur me mosmarrëveshjen e saj me Turqinë për Mesdheun lindor.
“Ministri i Jashtëm do të kërkojë një takim urgjent të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian", bëri të ditur zyra e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.
Polemika shpërtheu dje kur Ankaraja dërgoi anijen kërkimore të Oruc Reis jashtë ishullit grek Kastellorizo, ku Turqia sfidon të drejtat detare të Greqisë.
Për momentin, anija ndodhet në juglindje të ishullit të Kretës. Ajo shoqërohet nga një flotilje e marinës turke dhe monitorohet nga anijet luftarake greke.



