Gjermania pritet që të zgjasë kufizimet anti-covid për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në vend deri më 14 mars.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një njhoftimi gazeta “Bild” e cila shkruan se kështu thuhet në një draft-marrëveshje mes kancelares Angela Merkel dhe liderëve të 16 shteteve federale.
Numri i rasteve ditore me koronavirus në Gjermani është në rënie, dhe kjo ka shtyrë disa drejtues që të lehtësojnë masat, megjithatë po rriten shqetësimet për impaktin që mund të kenë format e reja të virusit.
“Ne kemi një situatë shumë të brishtë. Mund të shohim në vendet e tjera, të tilla si Portugalia, sa shpejt mund të kthehet batica”, tha kryeministri i Gjelbërve të shtetit jugor të Baden-Wuerttemberg.
Merkel e ka bërë të qartë se shkollat fillore dhe çerdhet do të kenë përparësi në çdo lehtësim. Në draft-marrëveshje thuhet që shtetet individuale mund të vendosin se si dhe kur do të fillojmë sërish mësimi.



