Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, është i bindur se partia e tij do të marrë 34 mandate në zgjedhjet e 25 qershorit. Sipas Metës, marrëveshja Rama-Bash nuk e dëmton LSI-në, madje e favorizon.
“Me rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2015, LSI-ja merr 34 mandate. Me atë numër votash marrim 7 mandate në Tiranë, 4 mandate në Durrës, 4 në Fier, 4 në Elbasan”, tha Meta.
Meta tha se LSI-ja shpreson te vota e të rinjve, ndërsa shtoi se zgjedhjet do të sjellin surpriza.



