Kera: Në dominancë agjëron mosha 15-25 vjeç, dhënia e lëmoshës para faljes së Namazit të Bajramit (VIDEO)

Kera: Në dominancë agjëron mosha 15-25 vjeç, dhënia e lëmoshës para faljes së Namazit të Bajramit (VIDEO)

Imami Vladimir Kera thotë se prej 30 ditësh besimtarët myslimanë abstenuan nga ushqimi dhe kuptuan se njeriu mund të bëhet i mirë dhe mund t’ia dalë që të bëhet i mirë.

Nga studio e MCN Live, Kera tha se agjërimi mësoi se në botë ka vend për të gjithë dhe se problem është kur njeriu e kushtëzon Zotin me pikëpamjen e vetë.

Në xhamitë ku unë shërbej, dominon rinia që agjëron. Nga mosha 15-25 vjeç, është dominancë si numër.

Kur përpiqem të kuptoj arsyen se pse, thotë se dua të sfidoj veten. Na duket një sfidë interesante. Është përvojë e bukur se është e jotja.

Gjëja që kam hasur është dhe shtimi i frekuentimit të xhamive nga rinia. Ka një frekuentim sidomos në pjesën e fundit të Ramazanit.

Janë kurioz të dinë, të dëgjojnë, lexojnë. Dhënia e lëmoshës jepet për kategoritë në nevojë dhe duhet bërë para se të falet Namazi i Fiter Bajramit, për kategoritë specifike.

Vlera minimale për person është prej 4 mijë lekësh të vjetra.

Shikohet një herë në lagjen ku banon, nëse nuk gjen të varfër, shikon në fisin e gjerë, ku ka jetim, pleq të vjetër, të sëmurë, ku kemi obligim ta dërgojmë tek ata.

I pasuri kërkon të varfrin për të kryer detyrën ndaj Zotit.

Gjatë dhënies së lëmoshës, duhet të ruhet dinjiteti i tjetrit dhe sa më larg fotove dhe videove.

Bamirësia ka nevojë shumë për fisnikëri, se personit që mund t'i japësh lëmoshë, mund të ngrihet nesër shumë lartë dhe duhet gjetur një mënyrë fisnike.

Para se të falet Namazi i Bajramit, duhet shpërndarë sadakaja.

Falja nesër do të bëhet në sheshin "Skënderbej", por shpresoj që xhamia e Namazgjasë t'iu kthehet shqiptarëve, se është e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy