Kohë lufte /Trump zotohet për veprim ushtarak për përgjegjësit e sulmit me gaz në Siri (VIDEO)

Kohë lufte /Trump zotohet për veprim ushtarak për përgjegjësit e sulmit me gaz në Siri (VIDEO)

Presidenti Donald Trump e ka dënuar sulmin me gaz helmues në Siri, duke e quajtur atë të tmerrshëm dhe thotë se ai do të marrë një vendim për përgjigjen e SHBA-së brenda 24-48 orësh.

Duke folur me gazetarët ndërsa mblodhi kabinetin e tij, presidenti amerikan tha se: "Nuk mund të lejojmë mizoritë si kjo" dhe se ai nuk kishte shumë dyshime rreth asaj se kush qëndronte pas sulmit me gaz helmues në periferi të Damaskut, ku 42 persona mbetën të vrarë dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur.

"Ne do ta marrim atë vendim shumë shpejt, ndoshta deri në fund të ditës," tha Trump, që kishte në krahë të tij edhe këshilltarin e tij të ri të sigurisë kombëtare dhe qendronte i ulur menjëherë pas tij.

 

Trump premtoi një përgjigje të shpejtë ndaj “sulmit të urryer”, duke thënë se “kjo ka të bëjë me njerëzimin dhe nuk mund të lejohet të ndodhë”.

Kur u pyetën nëse veprimi ushtarak ishte një mundësi, ai tha: "Asgjë nuk është jashtë tryezës ... Nëse është Rusia, nëse është Siria, nëse është Irani, nëse janë të gjitha bashkë, do ta kuptojmë dhe do ta marrin përgjigjen shumë shpejt. Pra, ne po e shohim këtë çështje shumë fortë, shumë fuqishëm".

Deklaratat e tij i bëjnë jehonë komenteve të sekretarit të mbrojtjes James Mattis. Kur u pyet nga një gazetar nëse SHBA po shqyrtonte sulme ushtarake kundër Sirisë, Mattis u përgjigj se ai “nuk do të përjashtonte asgjë tani.”

“Gjëja e parë që duhet të shqyrtojmë është se përse ende përdoren armë kimike kur Rusia ishte garantuesi për heqjen e të gjitha armëve kimike”, tha zoti Mattis sot gjatë një takimi në Pentagon me sheikun e Katarit al-Thani.

Ai u tha gazetarëve se SHBA po “punojnë me aleatët dhe partnerët nga NATO-ja në Katar dhe gjetkë për ta trajtuar këtë çështje”.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të takohet sot rreth sulmit të supozuar, pasi shumë vende kërkuan një seancë urgjente.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy