Ndërkohë që disa kompani kineze po kërkojnë të blejnë biznese në Shqipëri, banka kineze EXIM Bank ka vendosur që për katër vite të mos shqyrtojë asnjë projekt financimi në Shqipëri.
Vendimi është ndërmarrë pas problemeve që u vërejtën me projektin e Rrugës së Arbërit.



