"15 fshatra të bllokuar në Fushë-Arrëz", Curri: I pamundur komunikimi me telefon, kërkojmë dy mjete të tonazhit të rëndë dhe ndihmë ushqimore (VIDEO)

"15 fshatra të bllokuar në Fushë-Arrëz", Curri: I pamundur komunikimi me telefon, kërkojmë dy mjete të tonazhit të rëndë dhe ndihmë ushqimore (VIDEO)

Hilë Curri, kryetari i bashkisë Fushë-Arrëz në një lidhje me skype për edicionin e lajmeve në MCN Tv tha se 15 fshatra janë totalisht të bllokuar në dy njësi administrative, Iballë dhe Fierëz, si pasojë e motit të keq. Ai kërkoi nga autoritetet dy mjete të tonazhit të rëndë për zhbllokimin e disa akseve kryesore, dhe mbështetje ushqimore për banorët. Curri vuri në dukje se është e pamundur të komunikohet me banorët përmes telefonit, pasi mungon energjia elektrike. 

Gjendja është e rënduar pas reshjeve të shiut. Sot në orët e para të mëngjesit, dy njësi administrative Iballë dhe Fierëz, bashkë me 15 fshatra janë totalisht të bllokuar. Mungon energjia elektrike, lëvizja jashtë akseve qendrore është thuajse totalisht e bllokuar. Ata janë pa ushqime, sot janë në ditën e tretë. Sot sasia e borës ka arritur në 50 cm, dhe në Iballë ka arritur deri në 1 metër. Energjia elektrike mungon në Iballë dhe Fierëz. U është bërë thirrje autoriteteve për ndërhyrje. Për ushqimet, banorët mund të kenë rezerva për 2-3 ditë. Problemi është që janë të izoluar totalisht dhe një emergjencë mjekësore e vështirëson komunikimin me ta. Forcat ajrore s’mund të ndërhyjnë në këto momente sepse është jashtëzakonisht e vështirë. Autoritetit të emergjencave, prefekturës, nënprefekturës, u kam kërkuar 2 mjetë të tonazhit të rëndë dhe mbështetje ushqimore. Mjetet janë shumë të rëndësishme, për të zhbllokuar rrugët, sepse bëjnë lidhjen. Ato kanë 24 orë pa energji elektrike dhe nuk mund të komunikohet as përmes telefonave. Në 10 vitet e fundit është situatë e parë emergjente në këtë shkallë. Janë shumë banorë të bllokuar dhe lutemi për ta. Kërkojmë ndihmë sa më të shpejtë”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy