
Një automjet ka përplasur dy fëmijë mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. Pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa dy fëmijët ishin shoqëruar nga nëna e tyre.
Për pasojë fëmijët kanë marrë lëndime të konsiderueshme dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Aktualisht policia është vënë në kërkim të autorit.



