Kryeministri Rama dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, janë takuar sërish vetëm pak orë pas marrëveshjes së arritur mbrëmë në orët e vona.
Rama dhe Basha po zhvillojnë një takim në Pallatin e Kongreseve, për të përcaktuar në detaje marrëveshjen e orëve të para të 18 majit.
Pritet që detajet e marrëveshjes mes krerëve të dy partive më të mëdha në vend të bëhen të ditura në orët në vijim.
Rama dhe Basha deklaruan mbrëmë se kanë rënë dakord për paketën "McAllister plus", një marrëveshje me 16 pika, nëpërmjet të cilave i jepet zgjidhje krizës politike.



