Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali një javë më parë për posedim dhe shitje kokaine, një armë gjahu të prerë dhe 460 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Seksioni antidrogë i Varese kishte marrë kohët e fundit lajmin për praninë e një shpërndarësi droge me origjinë ballkanike, i cili duke vepruar me një strategji krejt të veçantë, bënte tregtinë e mallit nëpërmjet rrjetit social dhe platformës WhatsApp.

Pasi vendoste vendin dhe orarin e takimit, ai paraqitej në takime në bordin e një serie të fundit ‘Golf’, me targë zvicerane.
Brenda pak ditësh, hetuesit identifikuan makinën dhe e ndoqën atë derisa gjetën shtëpinë e të riut në një komunë në zonën e Varese.
Më tej u ndal edhe mjeti për kontroll fizik, sikurse edhe 23-vjeçari. Policia tha se iu gjetën 20 doza të tjera dhe një shumë parash e madhe, që mendohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës.
Kontrolli vijoi në banesë, ku u zbuluan në një çantë shpine të fshehur poshtë krevatit, 460 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, si dhe një pushkë gjahu, në dhomën e gjumit, të futura pas një gardërobe.



