“Harry Potter” do të bëhet serial televiziv

“Harry Potter” do të bëhet serial televiziv

Seriali i parë televiziv i Harry Potter është gati të nisë xhirimet, me shkrimtaren JK Rowling si producente ekzekutive. 

Njoftimi zyrtar erdhi gjatë një konference për shtyp të mbajtur nga Warner Bros.

Drejtuesit e kanë përshkruar projektin si një "përshtatje besnike" të secilit prej shtatë librave të Harry Potter, duke specifikuar se do ta mbajë kompaninë të zënë për 10 vjet. Ende nuk është e qartë nëse synohet që seriali të ketë 10 sezone apo 7 si  librat, por që do të dalin në një hark kohor 10-vjeçar. 

“Angazhimi i Max për të ruajtur integritetin e librave të mi është i rëndësishëm për mua dhe mezi pres të jem pjesë e këtij adaptimi të ri që do të lejojë një shkallë thellësie dhe detajesh që vetëm një seri televizive e gjatë mund ta realizojë”,  tha Rowling. 

Kasti I aktorëve është ende sekret.  HBO Max rezervon të drejtën ta shpallë në një datë të mëvonshme, por në këtë pikë duket e sigurt se do të shohim aktorë të rinj në rolin e Harrit, Hermiones, Ronit dhe të gjithë personazheve që kemi dashur në libra dhe më pas në filma.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy