Gjykata e Lartë e Indisë la në fuqi të hënën një vendim të vitit 2019 nga qeveria e Kryeministrit Narendra Modi për përfundimin e statusit special për shtetin e Jammu dhe Kashmir dhe caktoi një afat kohor deri më 30 shtator të vitit të ardhshëm për mbajtjen e zgjedhjeve shtetërore.
Trupi gjykues prej pesë gjyqtarësh urdhëroi gjithashtu që rajoni të rikthehej si shtet sa më parë.
I vetmi rajon me shumicë myslimane i Indisë, Jammu dhe Kashmiri ka qenë në zemër të më shumë se 75 viteve të armiqësisë me Pakistanin fqinj që nga lindja e dy kombeve në 1947 në pavarësinë nga sundimi kolonial nga Britania.
Rajoni piktoresk Jammu dhe Kashmiri ishte dikur një shtet princëror që iu bashkua Indisë në vitin 1947 menjëherë pasi nën-kontinenti u nda në fund të sundimit britanik.
Fqinjët e armatosur bërthamor India dhe Pakistani që atëherë kanë luftuar dy luftëra dhe një konflikt të kufizuar mbi Kashmirin. Secili ka arrritur kontrollin e pjesëve të ndryshme të territorit me një linjë armëpushimi të rënë dakord.
Siguria në Kashmir është forcuar që nga mëngjesi i së hënës.



