Piro Misha në Zululand: Shqiptarët duhet të dëshmojnë se dinë të bëjnë shtet; reforma e drejtësisë të kalojë me referendum

Piro Misha në Zululand: Shqiptarët duhet të dëshmojnë se dinë të bëjnë shtet; reforma e drejtësisë të kalojë me referendum

Në Zululandin e sotëm, i ftuar ishte studiuesi Piro Misha. Nano ndërtoi me të një bisedë lidhur me sfidat që gjenden në ditët e sotme përballë shqiptarëve. U fol për korrupsionin, varfërinë, ekstremizmin fetar, por Misha veçoi si sfidën kryesore atë të ndërtimit të shtetit. "Shqiptarët duhet të dëshmojnë se janë të gjendje të vetqeverisen e të ndërtojnë një shtet", tha ai, duke iu referuar shqiptarëve në Shqipëri e në Kosovë. Teksa u fol për ekstremizmin fetar, Misha ngriti zërin për faktin që Mehmet Kraja nuk u mor në mbrojtje nga askush në rrethanat që u kërcënua për një artikull të vetin.

 

 

Lidhur me reformën në drejtësi, Misha hodhi idenë që, në rast se nuk miratohet drafti që ka ok-in e ndërkombëtarëve, ky draft le të hidhet në referendum. "Klasa politike, sidomos ata që kanë hedhur poshtë draftin që është përgatitur, do ta kishin të zorshme të refuzonin idenë e referendumit", tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy