Përfitonin para nga gjobat/ Pula: AMP u sinjalizua nga një shqiptar i Kosovës (VIDEO)

Përfitonin para nga gjobat/ Pula: AMP u sinjalizua nga një shqiptar i Kosovës (VIDEO)

Gazetari Besmir Pula i vendosur në zonën e Laçit ka dhënë të tjera detaje skema e mashtrimit që 22 efektivët e policisë kishin krijuar për të përfituar para nga drejtuesit e mjeteve në autostradë.

Ai bënë me dije se hëtimi ka nisur pasi AMP mori një sinjalizim nga një shqiptar i Kosovës për gjobën që e kishte paguar, të cilën policët e shkruanin në procesverbalë dhe kishin marrë paratë vetë, duke mos i dorëzuar te financa.

Nga informacionet e AMP janë përfshirë në këtë skemë të vjedhjes së gjobave 22 efektivë policie. Hetimi është shtrirë nga janari i vitit 2023 deri në fund të dhjetorit 2023. E gjitha ka nisur nga një ankesë e një qytetari nga Kosova që i kanë marrë paratë por që nuk e kanë arkëtuar.

Nisur nga kjo ankesë menjëherë AMP ka nisur hetimin administrativ  për të gjitha patrullat që patrullojnë në autostradë. Masat janë disa ‘arrest me burg’, ‘arrest shpie’, detyrim paraqitje. Pra pika fillestare e këtij hetimi ka qenë denoncimi i një qytetari nga Kosova.

Ajo është e dokumentuar sepse shuma mund të jetë dhe më e madhe por janë vjedhur 20 mln lekë të vjetra, ata i merrnin paratë qytetarëve me targa të huaja për shkelje të ndryshme dhe nuk i fusnin në sistem gjobat. Ky hetim është shtrirë vetëm gjatë vitit 2023.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy