Shpërthimi në Fier, atentat mafioz 35-vjeçarit

Shpërthimi në Fier, atentat mafioz 35-vjeçarit

Shpërthimi i djeshëm i automjetit të një 35-vjeçari në Fier ka qenë një atentat. Sipas policisë së Fierit, nga kqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se mjeti ka shpërthyer pasi i është vendosur lëndë plasëse.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 18”00 në lagjen “11 Janari” , në vëndin e quajtur “Poçeria”.

Mjeti tip BMV me targa AA252NM, që drejtohej nga Armando Sulo 35 vjeç ka shpërthyer në ecje.

Nga shpërthimi i automjetit ka mbetur i plagosur rëndë 35-vjeçari, i cili është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Sulo ka humbur të dyja këmbët, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas bluve të Fierit, i plagosuri disa muaj më parë është kapur nga policia në Levan me armë zjarri pistoletë me mulli pa leje dhe kishte shumë pak ditë që kishte dalë nga burgu.

Grupi hetimor po punon për saktësimin e mekanizmit të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për ndjekje të metejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy