Mandati i Xhaçkës/ Zaçaj: E paimagjinueshme në një shtet ligjor të vësh në pikëpyetje vendimin e Kushtetueses!

Mandati i Xhaçkës/ Zaçaj: E paimagjinueshme në një shtet ligjor të vësh në pikëpyetje vendimin e Kushtetueses!

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj është pyetur sot në lidhje me vendimin e institucionit që ajo drejton për mandatin Olta Xhaçkës.

Ajo tha se është e paimagjinueshme në një shtet ligjor që Kuvendi të vendosë në pikëpyetje zbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, është e paimagjinueshme në një shtet ligjor. Duke patur formën e ligjit dhe duke mos patur asnjë ekuivok për të mos u zbatuar, gjykata Kushtetuese nuk ka mekanizma për të kontrolluar zbatueshmërinë e vendimeve”, tha ajo.

Kujtojmë që Kushtetuesja rrëzoi Kuvendin duke pranuar padinë e grupit Alibeaj, duke shpallur si antikushtetues vendimin e socialistëve për mos ta çuar në Gjykatë Kushtetuese legjitimitetin e mandatit të deputetes.

Zaçaj tha ndër të tjera se Gjykata Kushtetuese nuk ka stok çështjesh të prapambetura. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy