6 vjet burg gardistit që terrorizoi karburantet

6 vjet burg gardistit që terrorizoi karburantet

Dënohet me 6 vjet burg Geraldo Guçi, i riu që kishte profesionin e gardistit profesionist por jashtë orarit të punës nën kërcënimin e armës ishte kthyer në tmerrin e pikave të karburanteve.

Guçi sipas vendimit të gjykatës të siguruar nga ReportTv është autori i katër grabitjeve me armë e dhunë të ndodhura në Tiranë, konkretisht me datë 03.09.2016, rreth orës 02:03 min, i pandehuri i ka marrë nën kërcënimin e armëve shtetasit D.B shumën prej 4 000 lekë.

Më datë 09.10.2016 rreth orës 22:30 i pandehuri Gerlado Guci i ka marrë shumën prej 172.000 lekë. shtetasit E.T. Më datë 12.10.2016 i pandehuri Gerlado Guci i ka marrë shumën prej 270.000 lekë shtetasit O.T

Katër ditë më pas më datë 16.10.2016 rreth orës 23:00 min i pandehuri Geraldo Guci i ka marrë shtetasit H.S shumën prej 8 000 lekë si dhe një telefon Iphon 6.

Ishte pikërisht grabitja e fundit nën kërcënimin e armëve që Guci bëri në karburante që do të zbulonte dhe gardistin që maskohej me kapuç e veshje sportive.

Hetimet e krimeve të rënda në policinë e Tiranës dhe prokurori zbuluan se pak ditë pas ngjarjes gardisti mbante të aktivizuar telefonin Iphon të grabitur nën kërcënimin e armës.
Këtë telefon në momentin e pikasjes së policisë ai e kishte fshehur në lulishten e parlamentit shqiptar dhe ku shërbente si gardist, por kjo s'e ndihmoi të shmangte arrestimin pasi të gjitha provat ndaj tij ishin mbledhur.

Gardisti u akuzua dhe për armëmbajtje pa leje siç dhe shihni në këto pamje që kërcënonte personat që ai përzgjidhte për të goditur, por hetuesit nuk mundën ta gjejnë kurrë armën, ndërsa garda në përgjigjen e saj dërguar prokurorisë sqaron se ky efektiv gardist nuk ishte pajisur me armë shërbimi nga institucioni i ruajtjes së personaliteteve apo objekteve të rëndësisë së veçantë. 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy