Nishani vonon dekretimin e ministrave

Nishani vonon dekretimin e ministrave

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka nisur një lojë nervash me qeverinë pikërisht në momentin kur i është dërguar propozimi për shkarkimin dhe emërimin e dy ministrave të qeverisë.

 

Kreu i Shtetit, sipas një njoftimi në faqen zyrtare ka firmosur në fillim vetëm shkarkimet e Shkëlqim Canit nga posti i ministrit të Financave dhe Arben Ahmetajt nga posti i ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes.

 

Por ndryshe nga herët e tjera kur ka dekretuar menjëherë edhe largimet edhe emërimet, të cilat më pas janë çuar në Kuvend, këtë radhë ka vepruar ndryshe.

 

Për këtë vonesë që është gjithsesi pjesë e kompetencave kushtetuese të qeverisë nuk ka patur ende asnjë koment nga ana e mazhorancës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy