Si çdo vitë kreu i qeverisë Edi Rama zhvillon një ceremoni për vendosjen e luleve tek pllakat e 4 personave që humbën jetën në protestën e 21 janarit të vitit 2011.
Kjo është bërë rutin, pasi si çdo vit kreu i ekzekutivit shoqëron familjarët e tyre nga kryeministria drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, dhe shpërndan një tufë me lule dhe historia përsëritet çdo 21 janar, por drejtësi nuk ka.
Me gjithë përpjekjet dhe vendosmërinë e kryeministrit Rama për venien para drejtësis për presonat që vranë 4 protestuesit, një gjë e tillë nuk ka ndodhur akoma.
Edhe familjarët e viktimave janë lodhur nga premtimet dhe janë demoralizuar nga vendimet e gjykatave dhe kur kërkojnë drejtësi dhe të zbardhjet ngjarja, kjo ka mbetur akoma një kërkes e tyre pasi ata që qëlluan me armë mbi trupat e tyre sot janë të lirë dhe të pafajshëm.
Përveç famijarëve të gjithë qytetarët që ishin në atë protest masive të organizuar nga opozita e asaj kohe dhe maxhoranca e sotme, kanë një pyetje a do të vazhdoj Rama gjithmon të vendosi lule te pllakat e 4 viktimave ndërsa përgjegjësit do të jenë të lire duke mos marrë ndëshkimin që meritojnë?



