Projektligji i cili i hap rrugën shkrirjes së shoqërisë Albcontrol dhe kthimit të saj në një entitet në varësi të Ministrisë së infrastrukturës, është miratuar mes debateve, këtë të hënë në Komisionin e Ekonomisë. Deputetët e opozitës akuzojnë qeverinë se po e merr këtë hap, për shkak se kompanisë i janë bllokuar llogaritë për gjyqin Beketi.



