Biden kërkon falje për indigjenët: Turp dhe njollë e madhe në historinë e Amerikës

Biden kërkon falje për indigjenët: Turp dhe njollë e madhe në historinë e Amerikës

Në një fjalim prekës presidenti amerikan Joe Biden u kërkoi zyrtarisht falje popujve indigjenë të Amerikës, fëmijët e të cilëve u keqtrajtuan në kampe të ngritura enkas nga qeveria amerikane në fillim të shekullit të 19-të.

Ai mbajti një minutë heshtje nga kampi Gila në Arizona për viktimat dhe brezat e mëvonshëm që jetuan me traumat e kësaj tragjedie, ku shumë fëmijë pësuan dhunë fizike, psikologjike dhe seksuale.

Unë kërkoj falje zyrtarisht, si president i Shteteve të Bashkuara, për atë që bëmë Është një nga kapitujt më të tmerrshëm në historinë amerikane. Vuajtjet e shkaktuara do të jenë gjithmonë një turp i madh, një njollë për historinë amerikane.

Sipas një raporti të qeverisë, të paktën 973 fëmijë vdiqën në këto kampe nga fillimi i shekullit të 19-të deri në vitet 1970.

Për më shumë se një shekull, dhjetëra mijëra fëmijë indigjenë, deri në moshën 4 vjeç, u morën nga familjet dhe komunitetet e tyre dhe u vendosën me forcë në konvikte edukimi në pronësi të qeverisë amerikane ose institucioneve fetare.

Disa fëmijë u dërguan në punë të detyruar, disa u birësuan pa pëlqimin e prindërve të tyre biologjikë, disa u lanë të vdisnin dhe u varrosën në varre pa emër. Fëmijët u zhveshën, iu prenë flokët dhe emrat e tyre u zëvendësuan me një numër ose një emër anglez

Biden shtoi se për dekada, ky kapitull i tmerrshëm ishte i fshehur nga librat e historisë. Ai tha se administrata amerikane ka marrë një sërë masash për të mbështetur popujt indigjenë dhe për të përmirësuar marrëdhëniet e tyre me shtetin federal.

Këtë vit edhe peshkopët katolikë njohën zyrtarisht rolin e Kishës Katolike Romake në "traumën" e shkaktuar ndaj njerëzve indigjenë. Në vitin 2021, më shumë se 1000 varre pa emër  u gjetën në zonat ku dikur ndodheshin shkollat e konviktit katolik për indigjenët më Kanada. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy