Politologu Alban Daci për nisjen e anijes së marinës italiane “Libra” prej ditës së djeshme drejt Shqipërisë për të sjellë grupin e parë të emigrantëve në qendrat e ngritura, thotë se një marrëveshje e tillë nuk e zgjidh problemin.
Nëse do kishim një Parti Demokratike të fortë dhe nuk do kishte probleme të izolimit ndërkombëtar, PD aktuale që drejtohet nga Berisha, nuk do të ishte bërë i mundur një projekt i tillë në Shqipëri.
Nëse do të kishim një opozitë me dinjitet dhe patriotike. Ti ke një heshtje totale. Foli fillimisht Berisha i çuan mesazh që të mos flasë më dhe nuk po flet më.
Çështjen e emigracionit nuk po e menaxhon dot Bashkimi Europian, i cili nuk ka një përgjigje të duhur.
Nga optika e brendshme italiane, opozita, por jo vetëm opozita, ky projekt në thelb nuk është korrekt sa i përket të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Sfida e parë do të jetë kur të ketë vendimi nga Gjykata Europiane, i cili mund të mos jetë i mirë as për qeverinë Meloni dhe as për qeverinë Rama.
Problem tjetër është ndarja meshkuj-femra. Në Shqipëri do të pranohen vetëm femra.
Problemi i emigracionit është një problem njerëzor, tani ka ardhur koha që për shkak të keqmenaxhimit dhe politikave koloniale, nuk e zgjidh në vetvete kjo marrëveshje.
Është një projekt që ka kushtuar mbi 300 milionë euro. Efekti i parë i projektit është dekurajimi i emigrantëve që të mos nisen në Itali, pasi do përfundojnë në Shqipëri.
Është një projekt eksperimental dhe nuk e di se çfarë përfiton Shqipëria nga ky projekt. Do të dalë me një vlerësim pozitiv apo me paragjykim.
Duke folur për MCN Live, Daci shtoi se shumë gazetarë ndërkombëtarë e konsiderojnë një burg, madje flitet se do të kenë një uniformë të gjithë.
Sipas tij, ky projekt do të jetë një projekt i përkohshëm pasi qeveritë italiane nuk janë stabël dhe shprehu bindjen se në momentin që do të vijë e majta në pushtet, qendra e Gjadrit nuk do të ekzistojë më dhe se qendra do të varet me periudhën Rama-Meloni.



