Skandali i pasaportave të humbura, shkarkohet konsulli shqiptar në Athinë

Skandali i pasaportave të humbura, shkarkohet konsulli shqiptar në Athinë

Konsulli shqiptar në Janinë, Pervin Gjikuria, është shkarkuar nga detyra në lidhje me humbjen e 100 pasaportave shqiptare pak javë më parë në Greqi.

Vendimi është marrë pasi komisioni hetimor që u ngrit në lidhje me këtë skandal faktoi shkeljet e konsullit Gjikuria. Dosja në ngarkim të tij është referuar në prokurori. Ndërkohë, sa i përket ambasadores shqiptare në Greqi, Adriana Hobdari, ajo është nën hetim administrativ.

Njëqind pasaporta shqiptare humbën më 13 shkurt ndërsa transportoheshin me një automjet me targa diplomatike në Greqi.

Pas publikimit të rastit në media, në një komunikatë për mediat, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme shpjegoi të gjithë itinerarin e transportit të pasaportave, të cilat u vodhën nga makina e konsullit.

Mjeti i konsullit u vandalizua në një nga ndalesat e bëra për në Ambasadën Shqiptare, pikërisht në rrugën Agion Asomaton të lagjes Thisio, Athinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy