Ylli portugez është i lidhur më largimin nga gjiganti spanjoll gjatë kësaj verë, por tekniku francez është i sigurt se lojtari më i mirë në botë, do të jetë edhe për disa vite tek “Los Blancos”, raporton KosovaPress.
“Shumë është folur për largimin e mundshëm të Cristiano Ronaldos, por unë flas çdo herë më të. Unë ndjehem i relaksuar. Ai është në pushim dhe do të kthehet më 5 gusht”, ka thënë Zidane.
“Atë ditë ai do të bashkohet me ne. Unë mendoj se ai do të jetë më ne edhe për dy ose tre vitet e ardhshme”, tha strategu francez. /KosovaPress/


