Çani: Pas 25 prillit do të luhet fati i kokave, ai që humb ikën në burg

Çani: Pas 25 prillit do të luhet fati i kokave, ai që humb ikën në burg

Gazetari Arian Çani tha se pas 25 prillit në Shqipëri do të luhet fati i kokave. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Çani u shpreh se këto zgjedhje janë bërë shumë personale dhe se ai që do të humbë do të përfundojë në burg.

“Pas 25 prillit do të luhet fati i disa kokave këtu dhe prandaj unë them që duhet të ketë një ngjarje të madhe. Unë mendoj se këto zgjedhje janë bërë shumë personale. Ai që humb ikën në burg. Burgu për burrat është, por kur njëri prej burrave është i ndershëm dhe tjetri hajdut, jo kur janë të gjithë hajdutë dhe vetëm një prej tyre mbetet brenda. Prandaj them që po spati një akt të fortë gjërat do vazhdojnë kështu siç janë, do vazhdojë inercia. S’mund të them dot më shumë se kaq, por ata që kanë veshë dhe dinë të dëgjojnë, dëgjojnë”, tha Çani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy