Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka pritur sot në një takim kreun e SPAK Arben Kraja, pas vizitës së këtij të fundit në Uashington. Përmes një postimi në Twitter Yuri Kim shkruan se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm punën SPAK dhe institucioneve të tjera të reformës në drejtësi.
“Kemi kënaqësinë të mirëpresim sërish shefin e SPAK-ut Arben Kraja pas vizitës së tij zyrtare në Uashington, e cila forcon më tej bashkëpunimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm punën e SPAK dhe institucioneve të tjera të reformës në drejtësi”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.
Kujtojmë që një ditë më parë kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta pati deklarata të forta në drejtim të SPAK, që ka nisur hetimet për dy akuza ndaj ish-Presidentit. Një reagim erdhi po dje nga ambasadorja Yuri Kim, e cila u shpreh se kërcënimet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk janë normale, duke theksuar se askush s’është mbi ligjin.



