Neymar është rikthyer në Francë dhe ka dashur ta festojë këtë në mënyrën më të mire, me mikun e tij, Marco Verratti. Ylli i PSG e kaloi karantinën në Brazil, në një rezidencë spektakolare. Tashmë është kthyer përsëri në kryeqytetin francez, i kurorëzuar në mungesë si kampion i Ligue 1.
Braziliani dhe italiani janë zhvendosur në Saint-Tropez me disa miq dhe modele të njohura.
Marco Verrati ishte i shoqëruar në çdo kohë nga partnerja e tij, modelja Jessica Aidi.
Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen është fakti se dy futbollistët nuk janë shqetësuar aspak për të respektuar masat kundër koronavirusit.



