Dy gjyqtare të Gjykatës së Lartë Afgane janë vrarë me armë zjarri në qendër të Kabulit. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i prokurorit të Përgjithshëm, i cili deklaroi se ngjarja ndodhi ndërsa dy gratë ishin rrugës për në punë.
Incidenti ndjek një valë vrasjesh në vend. "Fatkeqësisht, ne humbëm dy femra gjyqtare në sulmin e sotëm. Shoferi i tyre u plagos", tha zëdhënësi i Gjykatës Supreme, Ahmad Fahim Qaweem.
"Burrat e armatosur sulmuan automjetin e tyre", shtoi ai, duke deklaruar se "më shumë se 200 gjyqtare femra punojnë për Gjykatën e Lartë". Nga ana e tij, zëdhënësi i policisë së Kabulit Ferdaws Faramarz tha se dy gratë u vranë në qendër të qytetit në 8:30 të mëngjesit (5:30 në Shqipëri). Sulmi nuk është marrë përsipër ende nga askush.



