Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të premte në Kolonjë ku është takuar me mbështetësit e PS-së. Në fjalën e tij Rama ka sqaruar qytetarët se timonin e qeverisë nuk e do për të patur më shumë pushtet por për të vazhduar për të bërë shtet pa u penguar nga interesa partiake. Sakaq Rama ka ironizuar edhe partinë demokratike duke u thënë demokratëve të votojnë PS pasi PD nuk e ka ekipin në formë.



