
Ish-spiun rus Sergei Skripal dha informacione për shërbimet e inteligjencës evropiane para se ai të luftonte për jetën e tij, gjë kjo që mund të ofrojë një motiv përse Moska dyshohet se e ka sulmuar atë me agjent vdekjeprurës.
Skripal ishte ligjërues i rregullt në SHBA dhe Evropë për të paktën një dekadë, duke folur në universitete dhe akademi ushtarake dhe në grupe të tjera të interesuara për inteligjencën.
Megjithëse njohuritë e tij operative përfunduan me arrestimin e tij në Rusi më 2004, pasi Skripal konsiderohej ende i vlefshëm për shkak të njohurive të tij të brendshme për punën e inteligjencës ushtarake ruse.
Sipas revistës Çeke Respekt , Skripal vizitoi Pragën në 2012 dhe zhvilloi diskutime me inteligjencën Çeke. Ai informoi oficerët e sigurimit mbi metodat e spiunazhit të Kremlinit, me takimin e përshkruar si "i dobishëm", pasi më vonë anëtarët e inteligjencës çeke takuan Skripal në Britaninë e Madhe të paktën një herë, njoftoi revista .
Pretendimet hedhin dritë të re mbi helmimin e Skripal dhe vajzës së tij Julia, 10 javë më parë në Salisbury. Viktima ishte në shënjestër me novichok, një agjent nervor i zhvilluar Rusi, në atë që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e quan një operacion klandestin rus.
Qeveria ruse dhe ambasada e saj në Londër i kanë mohuar ashpër pretendimet. Ata kanë vënë në dukje faktin se Skripal - një oficer i lartë u burgos për spiunime për britanikët dhe më pas u fal. Ai u shkëmbye me një spiun në vitin 2010 dhe u vendos në Britani të Madhe.
Ai dha informacione të ndjeshme për agjencitë e inteligjencës evropiane pasi u transferua në Britani. Duket se MI6 ka miratuar dhe lehtësuar këto udhëtime. Në qershor të vitit 2016 Skripal udhëtoi për në Estoni dhe u takua me një grup të zgjedhur të oficerëve të inteligjencës atje, njoftoi "New York Times" dhe është e paqartë se çfarë diskutuan, tha ajo.
Skripal këshilloi spiunë spanjollë mbi aktivitetet e bandave mafioze ruse, thellësisht të rrënjosura në Spanjë, dhe lidhjet e tyre të fshehta me figurat e larta të Kremlinit. Litvinenko pranoi të jepte dëshmi publike. Menjëherë pas kësaj, Moska dërgoi dy vrasës në Londër për ta vrarë atë, një hetim publik i përfunduar më 2016.
Nga ana tjetër shefi i MI5 ka paralajmëruar se Rusia po kërkon të minojë demokracitë evropiane me "aktivitete malinje".
Duke folur në takimin me shefat e sigurisë në Berlin, Andrew Parker gjithashtu e dënoi Rusinë për helmimin "e pamatur" të Skripalëve në Salisbury.
“Respekti që kemi për popullin rus nuk duhet të na ndalojë që t’i bëjmë presion Kremlinit për shkeljet flagrante të rregullave ndërkombëtare”, tha kreu i Agjencisë britanike të Zbulmit. MI5, Andrew Parker në takimin që u mbajt në Berlin.
Parker akuzoi Kremlinin për "shkelje flagrante të rregullave ndërkombëtare".



