Kjo pandemi po na mëson se për disa arye po shkonim në rrugë të gabuar, duket sikur nëna natyrë ka dashur të thotë: "Mjaft, duhet të ndalojmë gjithçka". Do zgjasë derisa të na bëjë të mendojmë ndryshe, një mënyrë të menduari që do të jetë më shpirtërore, më e sjellshme, do të na afrojë në një mënyrë të bukur me të tjerët. Kështu thotë regjisori amerikan David Lynch, njëkohësisht muzikant dhe piktor në një intervistë për Vice.
Problemet do të zgjidhen dhe jeta do të jetë më e bukur. Filmat do të kthehen, gjithçka do të lulëzojë përsëri, ndoshta në një mënyrë më të mirë. "Gjatë kohës që jeni në shtëpi mund të merreni me aktivitete të ndryshme, të vizatoni, të pikturoni, të shkruani ose të lexoni", shprehet regjisori.
Për regjisorin, rutina e jetës në karantinë është pothuajse e njëjtë me jetën e mëparshme: " Zgjohem, dhe filloj të pi kafe ... pasi meditoj shkoj në punë. Jam i angazhuar kryesisht në punë manuale në shtëpi".
Sipas tij edhe në këtë situatë mendimet duhet të jenë pozitive, sepse nDjenjat negative e pengojnë imagjinatën për të ardhmen dhe shtypin lumturinë.



