Partizani shpërdoron shumë, barazim në sfidën e parë me Bate Borisov

Partizani shpërdoron shumë, barazim në sfidën e parë me Bate Borisov

Partizani barazoi 1-1 ndaj Bate Borisov në stadiumin “Air Albania”, sfidë e cila u transmetua në MCN TV. Mbetet gjithçka e hapur për sfidën e kthimit që do të luhet një javë më vonë. Bjellorusët kaluan të parët në avantazh me Antilevski në minutën e 58-të, por vetëm 10 minuta më vonë Partizani barazoi shifrat me Tedi Carën. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe skuadrat u ndanë në “paqe”. Vlen të përmendet se Partizani në pjesën e parë kishte raste të shumta shënimi, por nuk ia dolën ta dërgojnë topin në rrjetë. Cara dhe Mba me nga dy mundësi shënimi, si dhe Murataj, Mehmeti e Rrapaj, ishin lojtarët që kishin rastet më të pastra për shënim në pjesën e parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy