Parlamenti i Maqedonisë pushtohet nga dhuna, protestuesit rrahin deputetët mes tyre Zaev dhe Ziadin Sela (VIDEO)

Parlamenti i Maqedonisë pushtohet nga dhuna, protestuesit rrahin deputetët mes tyre Zaev dhe Ziadin Sela (VIDEO)

Kuvendi i Maqedonisë është pushtuar nga protestuesit pas zgjedhjes së Talat Xhaferit, nga shumica e re parlamentare për kryetar të kuvendit.  Por ai nuk njihet nga VMRO- DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit. Qindra protestues kanë hyrë në sallën kuvendore ndërsa nuk janë penguar në këtë veprim nga forcat policore.

Protestuesit e dhunshem kane rrahur gazetaret dhe deputetet. Mes deputeteve te plagosur jane kreu i LR PDSH,  Zijadin Sela  nënkryetari i LSDM-së Damjan Mançeski dhe kryetari i LSDM Zoran Zaev.

Sipas mediave maqedonase rreth kuvendit ka persona të veshur me bluza të zeza. Të gjithë anët e kuvendit janë bllokuar. Organizatorët kanë bërë thirrje për të bllokuar hyrjet dhe daljet e Kuvendit dhe të mos lejojnë asnjë të hyjë apo të dalë jashtë. As ekipet mjekësore nuk lejohen të hyjnë brenda për të mjekuar të plagosurit

‘Protestuesit e dhunshëm po bëjnë thirrje të mbyllen të gjithë hyrjet e daljet e kuvendit. Ndërkohë që brenda godinës ka gazetarë e deputetë të ngujuar. Nuk dihet numri i saktë i personave të ngujuar ” raportojne gazetaret nga vendngjarja

Mediat vendase duke iu referuar LSDM shkruajnë se flitet për 10- 15 deputetë të tyre të plagosur.

Mes të plagosurve është edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Alsat­M raporton se Sela është nga ata që janë dëmtuar më shumë, ndërsa ka edhe gazetarë të lënduar. Sipas informacioneve të fundit thuhet se Ziadin Sela është jashtë rrezikut për jetën. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy