Rama në SHBA, takohet sot me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken

Rama në SHBA, takohet sot me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken

Kryeministri Edi Rama do të takohet sot me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken gjatë vizitës të tij në SHBA.

Ky do të jetë takimi i dytë mes Ramës dhe Blinken, pas atij të 13 Qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G.

Rama udhëtoi drejt SHBA me rastin e nisjes së mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Ditën e djeshme ai u takua në Selinë e Kombeve të Bashkuara në New York  me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres.

Më pas, në orën 17:30 u bë pritja zyrtare e Shqipërisë për përfaqësuesit e 193 vendeve anëtarë të OKB, përfaqësues nga senati/kongresi amerikan e miq të Shqipërisë me marrjen e mandatit dy vjeçar si anëtar jo i përhershëm  Këshillin e Sigurimit.

Axhenda paraprake e kryeministrit Edi Rama në SHBA

14 shkurt: Takim me Sekretarin e përgjithshëm Guterres dhe pritja zyrtare e Shqipërisë me rastin e anëtarësimit në Këshillin e Sigurimit

15 shkurt: Takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken

16 shkurt: Takime

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy